Miratohet unanimisht reforma në drejtësi, drafti kalon në Kuvend

Shqipëria

Miratohet unanimisht reforma në drejtësi, drafti kalon në Kuvend

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 23:06
Ilustrim

Reforma në drejtësi ka marrë votat unanime të deputetëve anëtarë në komisionin e posaçëm për këtë reformë të konsideruar kyçe për të ardhmen integruese të vendit.

Mbledhja e komisionit është mbyllur në mbrëmje, dhe pasi demokratët kanë konfirmuar se në draft ishin shkruar të gjitha propozimet e fundit të ardhura gjatë negociatave me ndërkombëtarët, kanë dhënë votën e tyre pro. 

Drafti përfundimtar do të kalojë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, atje ku deputetët ishin mbledhur në pritje të firmës së fundit në draft.

Të pranishëm në seancë janë edhe ambasadoret e huaj në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat