‘Drejtësia’, Vlahutin: Ky vetëm suksesi i parë, le t’i kthehemi punës!

Shqipëria

‘Drejtësia’, Vlahutin: Ky vetëm suksesi i parë, le t’i kthehemi punës!

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 13:01
Romana Vlahutin

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin sëbashaku me ambasadorin amerikan Donald Lu ishin negociatorët që mundën që reforma në drejtësi të kalonte me konsensus të partive politike.

Diplomatja ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj, duke nisur që nga stafi i delegacionit EURALIUS, kolegëve në Bruksel, deputetëve të PE-së, anëtarëve të Komisionit të Posaçëm dhe kryetarit Fatmir Xhafaj dhe shoqërinë civile.

Por, pas miratimit të saj, Vlahutim bën thirrje se kjo ishte vetëm faza e parë dhe kërkon që tani t’i kthehen të gjithë punës.

 “Një falënderim të madh nga thellësia e zemrës, Stafit të Delegacionit dhe misionit Euralius, kolegëve në Bruksel, deputetëve të Parlamentit Europian, anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar per Reformen ne Drejtesi dhe Kryetarit të tij Z. Xhafaj, gjithë njerëzve me vullnet të mirë nga forca të ndryshme politike, anëtarëve të shoqërisë civile, si dhe kolegëve të mi amerikanë, sidomos Ambasadorit Lu, për punën e madhe dhe partneritetin besnik në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që na çoi në miratimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Por ky është vetëm suksesi i parë mes shumë suksesesh të tjera që duhen të arrijmë së bashku për dobinë dhe mirëqenien e popullit shqiptar. Le t’i kthehemi punës!”, shprehet ambasadorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat