OSBE: Përshëndetet miratimi i reformës së drejtësisë në Shqipëri

Shqipëria

OSBE: Përshëndetet miratimi i reformës së drejtësisë në Shqipëri

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 15:50
Ilustrim

Prania e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) e ka përshëndetur miratimin e sotëm në Kuvendin e Shqipërisë të amandamenteve kushtetuese me qëllim të reformimit të sektorit të drejtësisë.

Mëtutje, në njoftimin e OSBE-së, theksohet se “kjo është e arritur fundamentale, që është mbështetur në mënyrë të prekshme nga shumë ekspertë dhe diplomatë ndërkombëtarë”.

Megjithatë theksohet se “reforma nuk është e vërtetë derisa ajo të mos ndjehet nga shtetasit e Shqipërisë në jetën e tyre të përditshme, në gjithë vendin”.

“Prania e OSBE-së ishte kontribues i përkushtuar dhe partner në procesin e reformës deri tash dhe është i gatshme për vazhdimin e mbështetjes aktive në të gjitha nivelet”, thuhet në fund të kumtesës së OSBE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat