PD: Rrihet biznesmeni me të birin, çdo gjë në rregull, preket kunati i Tahirit, 7 policë flaken në rrugë

Shqipëria

PD: Rrihet biznesmeni me të birin, çdo gjë në rregull, preket kunati i Tahirit, 7 policë flaken në rrugë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:46
Enkelejd Alibeaj

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit e Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj.

Një muaj më parë, një biznesmen në Tiranë denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tij dhe ndaj djalit të tij, nga policia në qendër të Tiranës. Gjithçka nisi për një gjobë makine të papaguar. Edhe pse biznesmeni i njohur dëshmoi me prova arrogancën dhe dhunën brutale të policisë, tejkalimin e çdo norme, asnjë masë nuk mori Saimir Tahiri, askush nuk mbajti përgjegjësi.

Po nese dikush, një polic prek kunatin e Saimir Tahirit, ky do të jetë fundi i tij, fundi i karrierës dhe do ta shohë veten në rrugë.

Kjo ka ndodhur këtë fundjavë në Tiranë, ku 7 oficerë policie janë flakur, sepse reaguan ndaj kunatit të Saimir Tahirit, i cili, iu versul policëve me arrogancën tipike të familjarëve të qeveritarëve me pretekstin se po i prishnin qetësinë dhe relaksin në lokalin e tij. Paçka se policia gjendej aty ne një aksion e sinjalizuar për praninë e një personi të armatosur.

Policia nuk e dinte se kishte të bënte me kunatin e Tahirti, dhe nuk e dinte se po kalonte vijën e kuqe. Sepse Tahiri dhe kunati i tij janë përtej vijës së kuqe, ata janë të paprekshëm. Të paprekshëm si njerëzit e Tahirit, jane jo vetëm familjarët e tij, po dhe bandat, trafikantët, rrëmbyesit, grabitësit, e sidomos habilajt, kordinatorët kombetarë të drogës në vend.

Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj Prokurorisë e gjykatës kur nis hetimi ndaj tyre.

Dy standardet e dëshmuara haptazi nga Saimir Tahiri, ku për dhunën e shëmtuar e brutale ndaj një biznesmeni të rregullt e djalit të tij s’merret asnjë masë, madje pas denoncimit publik vazhdon përndjekja e metejshme ndaj tij, ndaj aktivitetit të tij, dhe nga ana tjetër, për një reagim ndaj kunatit të Saimir Tahirit teksa policia gjendej në aksion, hidhen në rrugë 7 policë, këto dy lloj standardesh janë fytyra e vërtetë e qeverisë, e Tahirit, e Ramës, e kësaj oligarkie që po sundon prej tre vitesh.

Kjo padrejtësi bashkë me burimin e saj që eshtë qeveria, janë drejt fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat