Beqaj: Do të zhvillojmë një hetim administrativ

Shqipëria

Beqaj: Do të zhvillojmë një hetim administrativ

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 14:01
Ilir Beqaj

Pas zjarrit në spitalin privat ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Numri një i shëndetësisë u shpreh se nga zjarri në spital ka humbur jetën një person dhe për këtë ngjarje janë organet ato që do të hetojnë. "Ka një fatalitet, por do t'ia lëmë organeve të drejtësisë të hetojë shkaqet e kësaj ngjarje. Sigurisht që ne do të zhvillojmë një hetim administrativ", u shpreh Beqaj.

Ministri theksoi se dy pacientë të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore "Dy pacientë ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin mjekimin përkatës. Të tjerët me dëmtime të lehta. Janë të dëmtuar edhe dy infermierë që kanë qenë duke kryer shërbimin ndaj pacientëve. Janë treguar shumë të zotë duke ndihmuar pacientët që të hiqnin pacientët për të dalë jashtë sallës", tha Beqaj

Ministri ishte në vendngjarje sot në repartin e dializës ku ndodhi shpërthimi i flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat