ISIS: Populli gjerman nuk do të mund të flejë rehat

Evropë

ISIS: Populli gjerman nuk do të mund të flejë rehat

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 13:29
ilustrim

ISIS-i ka publikuar një video në të cilën siriani që ka kryer sulmin vetëvrasës në qytetin Ansbach betohet në besnikërinë ndaj ISIS-it.

Siriani në xhirimin e tij premton se populli gjerman “Nuk do të mund të flejë rehat”.

 Videoja është publikuar sot në mëngjes në agjencinë Amaq e lidhur me ISIS-in. Në video shihet njeriu me fytyrë të mbuluar me shami të zezë që kërcënon banorët e Gjermanisë do t’ua shkatërrojë jetën dhe do t’i “shembë shtëpitë  e tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat