Manjani letër “Venecias” për reformën në drejtësi: Faleminderit për kontributin dhe vëmendjen

Shqipëria

Manjani letër “Venecias” për reformën në drejtësi: Faleminderit për kontributin dhe vëmendjen

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 11:46
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ka dërguar një letër kreut të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ku i shpreh falënderimet për ekspertizën e dhënë për kryerjen e reformës në drejtësi në Shqipëri. Manjani thekson se ky Komisioni i kushtoi vëmendje Shqipërisë pavarësisht krizave kushtetuese në Poloni e Hungari (anëtare të BE) dhe krizës së zakonshme në Turqi.

Duke kujtuar ndryshimet kushtetuese edhe 4 herë të tjera para datës 22 korrik, ministri Manjani kujton ndryshimet e vitit 2008, sipas të cilit Parlamenti u bë 100% partiak dhe me një kryeministër të fortë.

“Kushtetutën e ndryshuam edhe plot katër herë të tjera para datës 21 korrik! Ndërsa në 2008 ndryshuam ekuilibrin e pushteteve, Republikën e bëmë me kryeministër të fortë dhe me Parlament 100% partiak! Të djegur nga qumështi i zgjedhjes së Presidentit me vota të trafikuara, i frymë kosit të shumicës se reduktuar”, shkruan Manjani.

Në letrën e tij ministri thekson se në “asnjë rast e për asnjë çështje të tillë nuk e pyetëm më parë Komisionin e Venecias! Marrëveshjet PS-PD i quajtëm më të rëndësishme…! Por, votimi i 21-22 Korrikut tregoi se marrëveshja PS-PD nuk mjafton për të pasur konsensus! Kështu që faleminderit Venecia!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat