Meta: 7 ligjet do të miratohen sipas afateve kushtetuese

Shqipëria

Meta: 7 ligjet do të miratohen sipas afateve kushtetuese

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 15:17
Ilir Meta

Shtatë ligjet e reformës në drejtësi do të miratohen sipas afateve kushtetuese. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pas përfundimit të takimeve me ambasadorët. Meta tha se miratimi i shtatë ligjeve do të bëhet sipas planit me partnerët.

Kreu i Kuvendit theksoi se palët janë në kontakte të vazhdueshme, duke lënë të kuptohet se ditët në vijim do të jenë ditë bisedimesh intensive. “Unë, zoti Xhafa dhe zoti Bylykbashi nuk do të bëjmë pushime verore. Do të bëjmë pushime dimërore”, tha ai.

Meta shtoi se në përfundim të bisedimeve do të bëhet e ditur se kur do të çohen për votim në Parlament 7 ligjet.

“Jemi në proces diskutimesh me kreun e Komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, nënkryetarin Oerd Bylykbashi dhe ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Pasi të rakordojmë çdo gjë do t’ju njoftojmë kur të jemi të bindur se po shkojmë drejt një seance të suksesshme. Unë jam informuar përgatitjen e përfaqësuesve të PD-së. Komisioni do të mblidhet në kohën e duhur. Duhet të kemi një axhendë të qartë nga mbledhja e komisionit deri në fund të seancës”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat