Asgjësohen 1720 rrënjë kanabis në Tepelenë, arrestohen 2 persona

Shqipëria

Asgjësohen 1720 rrënjë kanabis në Tepelenë, arrestohen 2 persona

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 19:58
kanabis

Vazhdon aksioni i policisë në të gjithë territorin për asgjësimin e bimëve narkotike. Në Tepelenë policia ka asgjësuar 1720 rrënjë kanabis, ndërsa në pranga ka vënë dy persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Të arrestuarit janë Ylleson Shuli , 64 vjeç, banues Korçë, Aldo Halili, 20 vjeç, banues në Durrës si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.H.

Gjatë kontrollit në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht, Tepelenë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 1720 bimë e dyshuar canabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ”Kultivim i bimëve narkotike, i kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 284 & 25 i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat