Rama poston foto nga rruga Kukës-Shishtavec, Noka e nxjerr ‘zbuluar’

Shqipëria

Rama poston foto nga rruga Kukës-Shishtavec, Noka e nxjerr ‘zbuluar’

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 15:34
Flamur Noka

Deputeti demokrat i zonës së Kukësit, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me një postim të bërë të kryeministrit Edi Rama.

Më herët, Rama postoi në Facebook disa foto të aksit rrugor Kukës-Shishtavec, duke shtuar se tani kjo rrugë ka standarde europiane.

Por, sipas Nokës, Rama ka vjedhur programin e ish kryeministrit Sali Berisha, pasi kjo rrugë ishte premtim i tij. 

Reagimi i plotë:

Te dashur miq .Sot me njoftuan qe naltgjatesia e tij kryeministri Edi Rama paska nxjerr një status ku na mburrej se rruga Kukes -Shishtavec qenka veper e rilindasve dhe pjese e te ashtuquajturës "rilindje urbane ".Kjo gjë tregon pafytyrësinë e kryeministrit i cili paturpesisht tenton te vjedh nje projekt te Sali Berishes .

Ajo rruge ka qene premtim personal i Sali Berishes per banoret e asaj zone dhe kuksianet ne përgjithësi dhe është projektuar dhe ndertuar nga qeveria e tij .Kur PD doli ne opozite kishte ngelur nji segment i pa perfunduar nderkohe qe fondi i ketj segmenti ishte miratuar ne FSHZH .E vetmja gje qe beri Rama ishte tentativa per ta bllokuar perfundimin .Dhe kjo u duk qarte se megjithese fondet ishin te miratuara ne FZHSH u ndalua ndertimi i saj rreth nji vit. Kur perfaqesuesit e KFË gjermane ja ben me dije qe fondet do te shkojne ne destinacionin e planifikuar ose ndryshe do bllokoheshin u detyrua ta lejoj vazhdimin e ndertimit por perseri derdhi mllef ndaj a saj rruge duke e ngushtuar kete segmet.

Dhe sot tentoi te vjedh kete veper te Sali Berishes e kerkon te na e paraqes si "rilindje urbane ". Me vjen keq per kryeministrin e vendit tim qe nuk ka me cfare te mburrret e vjedh autoresine e veprave pasi ne sy te kukesianeve sot ka dal qesharak per te mos thene i peshtire. Ne kukes te gjithe jan te mireinformuar se kush e ka ndertuar ate rruge .

Per ty Edvin qe se di po ta them une ! Sali Berisha quhet ai qe e ndertoi e jo Edvin Rama . Edvin Rama njihet per kukesianet si njeriu qe po tenton ti izoloje . Shif se mos po i vendos ndonji takse duke sajuar ndonje kompani tenden qe tja japesh me koncension edhe ketu sic po ben me rrugen e kombit se vetem keto jan vepra tuat .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat