Abdixhiku për hoxhë Krasniqin: Sot i quan gratë prostituta, nesër terror mbi to

Aktuale

Abdixhiku për hoxhë Krasniqin: Sot i quan gratë prostituta, nesër terror mbi to

Më: 31 korrik 2016 Në ora: 21:58
Lumir Abdixhiku

Analisti Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili i quan “prostituta gratë që shkojnë në deti”.

Abdixhiku konsideron se kjo trushpërlarje duhet të ndalohet sa më parë, në mënyrë që të mos bëhet vonë.

“Kur sot i quan prostituta gratë bashkëqytetare, veçse ato shkojnë në deti si secila tjetër nëpër botë, nesër dhe merr të drejtën e terrorit mbi to”, shkruan ai.

“Trushpëlarja është graduale. Terrori s’lindë brenda natës. Prandaj është e domosdoshme që prapambeturinë e shoqërisë tonë – të promovuar nga njerëz të ligë e të mbrapshtë – ta ndalim në fillim e para se të bëhet vonë, poqëse s’është vonë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Postimi i tij:

Puna është se,

– Kur sot i gëzohesh tragjedisë së panikut e frikës së sheshit, veçse të tjerët kanë preferenca t’ndryshme pijesh, nesër dhe e shkakton atë tragjedi.

– Kur sot i quan prostituta gratë bashkëqytetare, veçse ato shkojnë në deti si secila tjetër nëpër botë, nesër dhe merr të drejtën e terrorit mbi to.

– Kur sot fyen e ofendon me lirinë e jetës së tjetrit, veçse tjetri zgjedhë të jetojë ndryshe nga ti, nesër dhe vendosë ta cenosh atë.

Trushpëlarja është graduale. Terrori s’lindë brenda natës. Prandaj është e domosdoshme që prapambeturinë e shoqërisë tonë – të promovuar nga njerëz të ligë e të mbrapshtë – ta ndalim në fillim e para se të bëhet vonë, poqëse s’është vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat