Basha: Do financojmë arsimin e lartë për gjithë fëmijët e familjeve në nevojë

Shqipëria

Basha: Do financojmë arsimin e lartë për gjithë fëmijët e familjeve në nevojë

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 16:38
Lulzim Basha

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzoi qeverinë për tarifat e larta të shkollimit.

Basha, duke marrë shkas nga letra e nisur nga një prind nga Shkodra, premton se Partia Demokratike do të financojë arsimin e lartë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve dhe me lehtësira të posaçme për kategoritë në shtrëngesë ekonomike.

“Partia Demokratike do të financojë arsimin e lartë për të gjithë fëmijët e shqiptarëve dhe me lehtësira të posaçme për kategoritë në shtrëngesë ekonomike. Projektligji i ri i arsimit të lartë është në përfundim dhe do të jetë ndër të parët që do të miratohen nga mazhoranca e re”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat