Basha: T’i vijmë në ndihmë familjeve të goditura nga përmbytjetet në Maqedoni

Shqipëria

Basha: T’i vijmë në ndihmë familjeve të goditura nga përmbytjetet në Maqedoni

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 20:09
Lulzim Basha

Edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me përmbytjet e një nate më parë në Maqedoni.

Në një deklaratë, Basha shprehet se bilanci tragjik i jetëve të humbura, mes të cilëve shumë shqiptarë kanë tronditur dhe hidhëruar opinionin publik. Ai shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa thotë se Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara prej saj të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. Basha i kërkon edhe qeverisë shqiptare të bëjë të njëjtën gjë.

“Përmbytjet në Maqedoni dhe bilanci tragjik i jetëve të humbura mes të cilëve shumë shqiptare kanë tronditur dhe hidhëruar opinionin publik. Ngushëllimet e mija më të thella për familjet e viktimave. Jemi pranë çdo familje të goditur nga kjo fatkeqësi natyrore në këto orë të vështira për ta. Partia Demokratike i ka kërkuar bashkive të drejtuara nga ne të bëjnë gjithçka për të ofruar një ndihmë sado modeste në shenjë solidariteti për familjet e goditura. I kërkoj qeverisë shqiptarë të bëjë të njëjtën”, shprehet Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat