Shqipëria 100 mijë euro për përmbytjet në Maqedoni

Shqipëria

Shqipëria 100 mijë euro për përmbytjet në Maqedoni

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 13:53
Ilustrim

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se, Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë me një fond prej 100 mijë euro, popullsinë e prekur nga përmbytjet në Maqedoni.

Në një konferencë për shtyp, Bushati ka bërë të ditur se Tirana zyrtare do të vijojë kontaktet me autoritetet maqedonase për të marrë informacione mbi dëmet e shkaktuara, me qëllim për të shfrytëzuar sa më mirë këtë fond.

Ky është një fond paraprak pasi autoritetet maqedonase nuk kanë një bilanc të qartë të dëmeve dhe kërkesave. Shqipëria është pranë Maqedonisë në këto momente”, ka thënë Bushati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat