Neni që ndëshkon me burg gazetarët, Vasili: Do kërkoj të hiqet, nuk ka qenë në draft

Shqipëria

Neni që ndëshkon me burg gazetarët, Vasili: Do kërkoj të hiqet, nuk ka qenë në draft

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 15:16
Petrit Vasili

Petrit Vasili, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi për nenin 13 të pr.ligjit për Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Sipas tij, paragrafi i tretë i nenit 13 është i papranueshëm, ndërsa shpreh habinë kur thotë se “ky paragraf nuk ka qenë në draftin e kaluar në komision”.

Vasili thotë se në demokraci nuk ka institucion të pakritikueshëm, ndërsa e cilëson jetik, dimensionin që ka liria e medias. “Do të kërkoj në komision heqjen e këtij paragrafi të papranueshëm”.

Shqetësimin për këtë paragraf e ka ngritur Shoqata e Gazetarëve, por edhe opozita.

Në nenin 13 të projektligjit të ri thuhet se: “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat