Posta Shqiptare, procedura lehtësuese për blerjet online

Shqipëria

Posta Shqiptare, procedura lehtësuese për blerjet online

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 17:45
Posta Shqiptare

Posta Shqiptare informoi të enjten se “nga java e ardhshme do të iniciojë procedura të reja lehtësuese duke mundësuar edhe kryerjen e plotësimit të deklaratës së thjeshtuar doganore dhe arkëtimit të detyrimit doganor, për blerjet online”. Sipas Postës Shqiptare “kjo nismë synon të reduktoj burokracitë dhe kostot proceduriale”.

Lidhur me uljen e tavanit për përjashtimin nga detyrimet doganore, në 22 euro për blerjet online dhe 45 euro për dërgesat nga individët jashtë vendit, e marrë kjo me iniciativë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Posta Shqiptare sqaron opinionin publik dhe të gjithë klientët, që qëndrimi i saj ka qenë dhe mbetet se “tregtia online duhet inkurajuar duke rritur pragun e përjashtimeve doganore si një tendencë botërore, e cila redukton kostot dhe kënaq pritshmëritë dhe nevojat e konsumatorit vendas”.

Gjithashtu “tregtia online” përbën një fluks të ardhurash të konsiderueshme për Postën Shqiptare (si shoqëri tregtare publike) siç është edhe për operatorët global postar.

Ndaj nga data 22 gusht, për të gjitha objektet postare të ardhura nga jashtë vendit dhe të ndaluara nga përfaqësuesja e autoritetit doganor (e atashuar në Filialin e Qendrës Tranzitë), qytetarët mund të zgjedhin Postën Shqiptare për realizimin e procedurës doganore, duke mos pasur më detyrimin për të ardhur në Tiranë, por të paraqitjes pranë zyrave postare në qytetet ku ata janë banues, për të kryer veprimet e zhdoganimit, pagesën e tyre dhe për të tërhequr objektet postare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat