Kokëdhima nuk tërhiqet: Do të rikandidoj në zgjedhjet e 2017-ës

Shqipëria

Kokëdhima nuk tërhiqet: Do të rikandidoj në zgjedhjet e 2017-ës

Më: 20 gusht 2016 Në ora: 10:31
Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Koco Kokedhima

Koco Kokëdhima nuk ka ndër mend të heqë dorë nga politika, edhe pse Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin pasi rezultoi se kishte përfituar fonde në kundërshtim me ligjin duke qenë deputet.

Kokëdhima, i cili ndodhet më pushime në jug të vendit, është shprehur se duke qenë anëtar i Partisë Socialiste do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në qershor 2017.

“Dua të jem më afër politikës dhe më afër qytetarëve. Do të rikandidoj sërish në zgjedhjet e vitit 2017”, – tha ai për ‘ABC News’.

Më pas, ish-deputeti i qarkut të Vlorës ka replikuar ndaj batutës së kryeministrit Rama, i cili në një aktivitet pak kohë më parë në Vuno tha se do të pleqëronte me të pikërisht në këtë fshat.

“Për këtë punën e pleqërimit, unë them se nuk do të pleqëroj as në Vuno dhe as në Gjirin e Lalëzit… Nuk kam ndër mend, por do të punoj deri në ditën e fundit të jetës”, – u shpreh Kokëdhima.

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Kokëdhimës janë ftohur gjithnjë e më shumë pas heqjes së mandatit të deputetit nga Gjykata Kushtetuse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat