Mirditë - Zjarr në masivin pyjor të Oroshit, ndërhyn ushtria me helikopter

Shqipëria

Mirditë - Zjarr në masivin pyjor të Oroshit, ndërhyn ushtria me helikopter

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 18:29
ilustrim

Prej disa orësh, një zjarr i fuqishëm ka përfshirë masivin pyjor të Oroshit në Mirditë.

Mësohet se dhjetra hektarë pyje me pisha të reja janë shkrumbuar nga flakët.

Për shuarjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikun e djegieve të banesave përreth zonës së zjarrit është kërkuar ndërhyrja e ushtrisë me forca tokësore dhe helikopter.

Nga toka dhe ajri po punohet për lokalizimin e vatrës së zjarrit, puna vështirësohet për shkak të terrenit të vështirë malor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat