PD për pallatet e Sadri Abazit: Rama do t’ia prishte më 2010

Shqipëria

PD për pallatet e Sadri Abazit: Rama do t’ia prishte më 2010

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 13:49
Ina Zhupa

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot akuzat ndaj deputetit socialist, Sadri Abazi, për ndërtimin e paligjshëm te Stacioni i Trenit. PD thotë se deklarata e INUK-ut është e pasaktë, duke shtuar se pallati si objekt nuk është me leje.

“Sadriu i Ramës po vazhdon të përfundojë edhe katin shtesë në pallatin e tij në zemër të Tiranës dhe Edi Rama jo vetëm që e lejon, ndalon ligjin të funksionojë, por del dhe e mbron publikisht përmes dallëndyshes së INUK-ut, drejtoreshës kukull të Ergys Hoxhës, i cili drejton operacionin kriminal dhe korruptiv të blerjes së votës në Dibër”, tha Ina Zhupa nga selia blu.

Ajo ka publikuar edhe një vendim të vitit 2010, ku Edi Rama ka firmosur që pallati në fjalë të prishet. Zhupa thekson se Rama ka dashur ta prishë shtesën e pallatit të Sadri Abazit, ndërsa sot e mbron.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat