Deputeti ka një kërkesë të veçantë, por ja çfarë i zbulojnë komentuesit që as ai vetë se beson

Shqipëria

Deputeti ka një kërkesë të veçantë, por ja çfarë i zbulojnë komentuesit që as ai vetë se beson

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 10:06
Ilustrim

Tashmë që sezoni i pushimeve verore po shkon drejt fundit, të gjithë ne bëjmë një bilanc të shpenzimeve që kemi bërë.

Nëse do të çuditeni nga faturat e larta, që kryesisht janë evidentuar më së shumti në plazhet e jugut ë Shqipërisë, atëherë do të mund ta denonconi në adresë të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Në disa raste, Braçe me të drejtë referuar çmimeve skandaloze që ekzistojnë në verë kryesisht në stinën e verës, ka denoncuar dhe ka kërkuar nga organet kompetente kontrolle të rrepta. Sot deputeti ka një kërkesë të veçantë, pikërisht denoncimin e faturave të hoteleve në gjithë vendin, që ashtu si edhe ato të restoranteve kanë qenë tepër të larta, që sipas asaj çfarë kanë denoncuar në rrjetet sociale pushuesit që kanë zgjedhur vendin tonë, nuk përkojnë aspak me shërbimet e ofruara. Por ajo çfarë kanë nisur të komentojnë miqtë e deputetit është një tjetër fenomen abuzimi që duhet ndëshkuar, pikërisht mungesa e një fature që vërteton çmimet ekstreme. “Mirmengjes! Shumica keni pushuar besoj. A me ndihmoni dot; Dua një fature fjetjeje ne hotel ne shqiperi, kudo, ne jug apo veri. Postojeni këtu po mundet”, shkruan Braçe në profili e tij në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat