Bashkia e Lezhës nis vaksinimin e qenve endacakë

Shqipëria

Bashkia e Lezhës nis vaksinimin e qenve endacakë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 19:15
Ilustrim

Nis vaksinimi i qenve endacakë në Lezhë.Kanë qenë qytetarët ata që e kanë ngritur këtë problem pasi ishin kther në një shqetësim serioz për qytetarët në Lezhë.Veterinerët specialistë shprehen se numri i qenve endacakë ka qenë i lartë, ndërsa ka konfirmuar se vaksinimi do të jetë një siguri për të mos përhapur sëmundje.

Qentë endacake janë kthyer në një shqetësim për qytetin e Lezhës.

Qytetarët ndjeheshin të rrezikuar nga qentë e rrugës të cilët kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkisë.

Prej pak ditesh, zyra veterinare e bashkisë Lezhë ka kontraktuar një subjekt për trajtimin e qenve endacake.

Specialisti veterinar në bashkinë e Lezhës, Gjovalin Kaceli, ka bere te ditur se numri i qenve të rrugës ka qenë i larte, por ka premtuar se situata do te përmirësohet ndjeshëm.

Qente endacakë në Lezhe do te grumbullohen në një qendër të posaçme, ku pritet që të trajtohen nga mjekët veterinere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat