Tahiri ndjek nga afër aksionin e asgjësimit të kanabisit: Nuk ka më asnjë të paprekshëm...

Shqipëria

Tahiri ndjek nga afër aksionin e asgjësimit të kanabisit: Nuk ka më asnjë të paprekshëm...

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 15:31
Foto nga vendi ngjarjes

?Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili prej kohësh është përqendruar në punën e policisë së shtetit në luftën kundër kultivimit të lëndëve narkotike, kaq qenë edhe shoqëruesi kryesor i stafit të prestigjiozes “The Economist”, në nja nga operacionet e përditshme të uniformave blu.

Lajmin e ka bërë vetë Tahiri, i cili ka postuar në profilin e tij në Facebook edhe disa foto nga një aksion  së bashku me policisë dhe stafin e huajë, ku dhe ka premtuar se ka shumë ende për tu bërë në këtë sektor, duke theksuar se sot nuk ka asnjë të paprekshëm. Për kreun e ministrisë së Brendshme, kjo është rruga për të ndërtuar një të ardhme të mirë në Shqipëri.

Postimi i Saimir Tahirit 

Me Tim Judah nga "The Economist" duke asistuar ne nje nga operacionet e perditeshme te Policise kunder kultivimit te kanabisit.

Me shume se fitore kunder bimeve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar perfundimisht luften me te shkuaren.

Sot nuk ka me te paprekshem, nuk ka cm2 territor ku policia nuk ndërhyn, nuk ka me kultivues dhe kriminele me imunitetit te çdolloji.

Jam shume i ndergjegjshem qe ka ende shume per te bere, ndaj mirekuptoj cilindo qe pret me shume prej nesh.

Shume kemi bere dhe shume kemi per te bere. Jemi ne rrugen e duhur per te ndertuar Shqiperine e gjenerates se te ardhmes me Policine e gjenerates se te ardhmes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat