Bode luante "Candy Crash" ndërsa diskutohej vetingu

Shqipëria

Bode luante "Candy Crash" ndërsa diskutohej vetingu

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:11
?Deputeti i Partisë Demokratike, Rdivan Bode

Deputeti i Partisë Demokratike, Rdivan Bode, është kapur nga kamerat teksa luante lojën e njohur virtuale “Candy Crash Saga”, ndërkohë që në Kuvend po diskutohej ligji i vetingut.

Ish-ministri i Financave, vijoi i qetë lojën ndërkohë që ish-kryeministri Berisha, i ulur në krah të tij, replikonte nga vendi.

Opozita braktisi dje sallën e Kuvendit duke mos dhënë konsensusin për kalimin e ligjit për kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, që u miratua pas 88 votave pro të mazhorancës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat