Zgjedhjet në Dibër- KQZ në bashkëpunim me OSBE nis trajnimet

Shqipëria

Zgjedhjet në Dibër- KQZ në bashkëpunim me OSBE nis trajnimet

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 17:53
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme që do të zhvillohen në 11 shtator në Dibër, KQZ në bashkëpunim me OSBE, po zhvillon sesione edukimi dhe trajnimi në këtë qark, thuhet në një deklaratë për mediat nga KQZ.

Në vijim të deklaratës për mediat pasditen e së mërkurës, KQZ bën të ditur se “Nesër, Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi, do të jetë në qytetin e Peshkopisë ku do te zhvillohen sesione edukimi zgjedhor per grate e qytetit të Peshkopisë. Takimi do të zhvillohet në Qendrën Social- Kulturore në Peshkopi në orën 10:30”.

Gjithashtu, Kryetarja e KQZ-së, Luzi, neser do të jetë edhe në Maqellarë ne sesionin tjetër të edukimit zgjedhor, i cili do të mbahet në orën 13.15.  Axhenda e veprimtarisë vijon edhe  në datën 2 shtator,  me sesionin e edukimit zgjedhor për gratë e fshatit Muhurr (nepunes te KQZ dhe te Prezences se OSBE-se).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat