Meta në Kuvend: Të reflektojmë dhe përçojmë mesazhin e Nënë Terezës

Shqipëria

Meta në Kuvend: Të reflektojmë dhe përçojmë mesazhin e Nënë Terezës

Më: 5 shtator 2016 Në ora: 18:16
Ilir Meta

Seanca e sotme e Parlamentit të Shqipërisë ka zgjatur vetëm disa minuta, ku u miratua kalendari i punimeve 3-javore të tij, pasi opozita ka abstenuar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Kryeparlamentari Ilir Meta mbajti një fjalë hapëse për sesionin, duke theksuar se është një moment ku të gjithë shqiptarët duhet të ndjenjë krenari për shkak të shenjtërimit të Nënë Terezës.

Ai e konsideroi si një nga figurat më të shquara dhe humaniste me shpirt të gjerë, duke shtuar se duhet të reflektohet dhe të përçohet mesazhi i saj.

“Hapja e këtij sesioni të ri parlamentar përkon me një moment kur të gjithë shqiptarët në mbarë globin kanë ndjerë krenarinë dhe frymëzimin e jashtëzakonshëm nga shenjtërimi i Nënë Terezës. Nënë Tereza është ngritur në piedestalin e figurave më të shquara, jo vetëm të kishës katolike por edhe të historisë së njerëzimit në tërësi”, tha kryetari i Kuvendit.

Kuvendi i rikthehet punimeve, Dhurata Çupi betohet si deputete

Kuvendi i rikthehet sot punimeve. Sesioni i ri parlamentar nisi me betimin e deputetes më të re, Dhurata Çupi. Ajo do të jetë përfaqësuese e Dibrës, ku zëvendëson Sherefedin Shehun, i cili garon për postin e kryetarit të Bashkisë Dibër.

Nisja e këtij sesioni vjen më herët se vitet e mëparshme, kjo edhe për vetë faktin se nga sesioni i mëparshëm janë trashëguar një serë nismash të rëndësishme që bëjnë të zbatueshme Reformën në Drejtësi.

Bëhet e ditur se në këtë sesion të ri, vëmendja pritet të përqendrohet edhe tek ekonomia për faktin se Kuvendi do të duhet të shqyrtojë në javët e muajt e ardhshme buxhetin faktik të vitit të mëparshëm si dhe projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat