Lushnje, të sëmurët me dializë: Na paguani transportin

Shqipëria

Lushnje, të sëmurët me dializë: Na paguani transportin

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 15:44
Ilustrim

Të sëmurët me dializë në Lushnje kanë protestuar para spitalit bashkiak të Lushnjes, duke kërkuar marrjen e pagesës së transportit sa herë kryejnë procesin e dializës. Aya thonë se janë të detyruar të udhëtojnë drejt Fierit Tiranës e Durrësit për të kryer procesin e dializës. Përfaqësues të spitalit të Lushnjes, thonë se kanë zbatuar vetëm urdhrin e ministrisë së Shëndetësisë për këtë kategori.

Të sëmurët me dializë në Lushnje kanë protestuar për uljen e pagesës së transportit nga Ministria e Shëndetësisë. Ata thonë se janë të detyruar te udhëtojnë nga Lushnja për spitalet e Fierit apo Durresit dhe Tiranes për të kryer dializën.

Drejtorja e spitalit të Lushnjes Panore Veliu e pyetur për shqetësimin e ngritur nga banorët tha se është zbatuar vetëm urdhrin e ministrit Beqaj.

Panore Veliu: Pacientet e dializës duhet të lëvizin me transportin publik që është autobus ose furgon dhe ky është udhëzimi i ministrit.

Të sëmurët e dializës thanë se do të protestojnë edhe para ministrisë së Shëndetësisë per te drejtën e tyre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat