Patozi i penduar: Edhe PD-ja ka marrë vota me banda

Shqipëria

Patozi i penduar: Edhe PD-ja ka marrë vota me banda

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 16:40
Astrit Patozi

Astrit Patozi bëri një deklaratë bombë në sallën e parlamentit kur tha se edhe partia e tij ka përdorur bandat në zgjedhje për të blerë vota, ndërsa në fjalën e tij ai u duk i penduar për këtë gjë, kur tha “kurrë mos u shijoftë ai shërbim”.

Patozi: Edhe opozita (PD) mund të ketë pasur flirtime sporadike me ndonjë bandë me ndonjë ashtu, ju e keni bërë disa herë. Cfarë ka qenë kjo marrëdhënie, kjo ka qenë shkelje syri ndaj një banditi të caktuar që merrte një kockë për shërbimin e caktuar që bënte në zgjedhje, që kurrë mos u shijoftë ai shërbim dhe secili shikonte punën e vet.

Risia që solli ky (Rama) në Shqipëri, bandat nuk i la te oborri, por i mori i bëri partner, i futi në qeveri i solli në Parlament, ndaj kemi përfunduar në këtë pikë, nesër mund të shkojë edhe në 700 euro një votë se kjo qeveri e ka vendosur ta shkatërrojë institucionin e votës.

(Në sallë hyn Berisha)

Rama: “Hajde Sali se ta mori Astriti vendin, po mos ki merak se foli njësoj si ty, ai tha jam njeri i lirë por lirinë e tij e mat ti me kilometrazh”. Vota në Dibër u shit nga 70­-100 euro.

Patozi: Kjo mazhorancë e ka asgjësuar institucionin e zgjedhjeve që kur erdhi në pushtet. Keni një meritë, keni rritur çmimin e votës, se në Korcë me 20 mijë lekë, në Dibër me 70 deri në 100 euro. Po ca ndodhi me këtë popull, u bënë më lakmitar këta njerëz që u rrit cmimi? Jo, i njëjti popull ishte, ajo që ka ndodhur është se qeveria dhe bandat janë më dorëlëshuar se kanë vjedhur shumë edhe mund t’i dhjetëfishojnë, me një vendim që merret në Tiranë.

Edhe opozita ka faj për humbjen në Dibër.

S’mund të them se është krenari të humbësh disa zgjedhje resht dhe të thuash që m’i vodhën, u shitën, kam parasysh që edhe opozita ka përgjegjësinë e saj, por une e tregoj gishtin te qeveria se jo se jam anëtar i PD, opozitës, por mbaj mend një skec që thoshte që s’ka më shumë përgjegjësi ai që s’ruan dot lopën se ai që e vjedh.

Meraku im s’është Dibra fare, me gjithë respektin që kam, meraku im është ca do ndodhë pas një viti kur për mandatin e Rremës u hodh kaq shumë lek dhe u shtuan kaq shumë vota, kur pas një viti s’është më në lojë karrigia e Rremës por e atyre këtu mbrapa, se ju s’keni ndonjë gjë për të marrë dhe për të dhënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat