Basha: Rama në veri të vendit, jo për të dëgjuar njerëzit me halle

Shqipëria

Basha: Rama në veri të vendit, jo për të dëgjuar njerëzit me halle

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 17:32
Lulzim Basha

Vizita e Kryeministrit Rama në veri të vendit nuk ka mbetur pa u komentuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Basha tha se kryeministri të cilit po i sosin ditët e mandatit, nuk ka shkuar në Tamarë, Malësi të Madhe , Vaun e Dejës, Pukë etj për t’i dëgjuar njerëzit me halle, pasi sipas Bashës, zgjedhja e tij janë trafikantët dhe banditët. Por kreu i PD  theksoi se Kryeministri ka shkuar atje për shfaqje.

“Tani që ditët e mandatit po i sosin Edi Rama u nis për Vermosh, Tamare, Malësi të Madhe, Vaun e Dejës, Pukë etj. 
Nuk është aty për të dëgjuar, është për shfaqje. Nuk është aty për qytetarët, njerëzit me halle, se zgjedhja e tij janë trafikantët, banditët. Me ta është rreshtuar qëkur erdhi në pushtet, me ta po e mbyll mandatin.
Nuk është aty për bilanc. Asnjë investim publik, asnjë metër rrugë, asnjë shkolle e re, asnjë vend pune në 3 vjet. Asnjë bilanc nuk tregon para qytetarëve të cilët ia plasën në fytyrë këtë realitet të dhimbshëm.
Kush ngre zërin për faturat e kripura, për varfërinë, për papunësinë, për arsimin apo shëndetësinë, i ndërpritet fjala: “pusho se jemi në televizion”.
Harbutëria e tij nuk ka kufi. U thotë të papunëve, të skamurve, “merrni kredi”. Po për çfarë, që të blejnë farë kanabisi, të mbjellin drogë, të bëhen bujqit e kooperativës së tij të madhe narkotike.
Prandaj ka shkuar, për të vetmen gjë që ka bërë, kultivimin e kanabisit, kthimin e kodrave, arave dhe maleve të Shqipërise në hambar hashashi.
Bujtës i Mark dhe Arben Frrokut u shfaq dhe sot, duke sfiduar hapur çdo punonjës policie që përballet me krimin dhe qytetarët e ndershëm të këtij vendi.
Asnjë kumbar nuk e ka nënshtruar dot një shoqëri të tërë. Dhe shqiptarët nuk do ta lejojnë, por do bashkohen nën thirrjen për ta shpëtuar vendin nga karteli i drogës. Ne kemi zgjedhur qytetarët, punën e ndershme, sigurinë dhe të ardhmen pa kanabis.”/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat