“Si e njoh unë mjekun të cilit i vdiq në duar 35-vjeçarja shtatzënë”

Shqipëria

“Si e njoh unë mjekun të cilit i vdiq në duar 35-vjeçarja shtatzënë”

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 19:10
mjeku

Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Ballabani thekson se Helidoni është një profesionist dhe se nuk mund të akuzohet për neglizhencë dhe paaftësi. Teksa thekson se nuk e di me saktësi atë çka ka ndodhur, ai pohon se ‘Dr. Helidonit në befasi i ka ‘shpërthyer’ një bombë në duart e tij’, duke shtuar se miku i tij nuk është nga ata mjek që i shikon pacientët “si fillim nga duart”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 16 shtatori, ku pas komplikacioneve me shëndetin gruaja shtatzënë Aida Çajka humbi jetën, bashkë me foshnjën në bark. Sakaq, sot Prokuroria e Tiranës zbardhi akuzën ndaj dy mjekëve te ndaluar, për ‘mjekim të pakujdesshëm’. Organi i akuzës deklaroi se mjekët Helidon Klosi dhe Dritan Decka pavarësisht gjendjes së rëndë, e kanë dërguar pacienten për një kontroll në QSUT për konsultë kardiologu.

STATUSI I PLOTË

Une e njoh Dr. Helidon Klosi (mjekun e ndaluar nga prokuroria per humbjen e jetes te nje guaje shtateze). E njoh dhe pretendoj se e njoh mire. I njoh familjen, prinderit. Jam rritur me te. Ai dhe familja e tij kane qene dhe jane shembull i qytetarise, i njerezise dhe i profesionit. Te gjithe e njohin Dr.Klosin, babain e Helidonit qe i sheronte pacientet e pashprese. Njoh nenen e tij, nje grua fjalepak dhe familjare shembullore, femijet e se ciles shembellenin ne qytetin tim.

E kush nuk i njeh ata, qofte edhe me nje kontakt te vetem, qe rrezatonin miresi. Ja nga kjo familje vjen dr. Helidoni , i cili si profesionist i shkelqyer dhe i afte fitoi besimin e shume nenave e E njohin perveçese pacientet e tij edhe koleget e tij dhe jam i sigurte se ata jane te bindur, ndoshat edhe me fort se une ne profesionalizmin dhe aftesine e tij si mjek. Nuk e di hollesisht se si ka ndodhur fatkeqesia e asaj gruaje dhe per kete ndjej nje dhembje te madhe, por kur mendoj se kjo i paska ndodhur dr. Helidonit me duket sikur befasisht ka shperthyer nje bombe ne duart e tij te sigurta e cila kurrresesi nuk mund te shperthente. Gjithsesi ne jete njeriut i ndodhin fatkeqesi qe ne çaste te caktuara nuk varen nga ai se jam i bindur po te varej nga ai, kurre nuk do te ndodhte, sepse dr. Helidoni nuk eshte nga ata qe te shikon nga duart e pastaj te te mjekoje.

Jo, kam bindje per kete. Por diçka ka ndodhur. Ka ndodhur ajo gje qe sipas meje nuk varet nga dr.Helidoni. Mendoj se menyra se si eshte organizuar sistemi yne shendetesor te çon pashmangshem ne te tilla ngjarje te renda.

Po, po, kete gje mund ta pranojne se pari vete mjeket qe hera­heres po behen viktima te pafaj, per hir te rrethanave ne te cilat punojne dhe sistemit jo te organizuar mire ne shendetesi.Kur shkruaj keto rreshta nuk e kam te lehte se me duket sikur dua te justifikoj vdekjen e nje nene dhe foshnjes se saj. Jo, kurre > me besoni per kete! Por mendoj se eshte detyre qytetare qe ti themi gjerat ashtu siç jane, sepse ndihmojme qe ato te behen me mire dhe te shmangim ngjarje te tilla te kobshme. Nuk e di, por neqoftese dr.Helidon Klosi akuzohet per neglizhence e paaftesi, te pakten per mua dhe per ato/ata qe ai ka jetuar dhe punuar me to eshte nje çudi e madhe, nje e papritur qe shkon deri ne pabesueshmeri. ( Edhe nje here dhimbje per jetet e humbura, por edhe vertetesi per te gjallet e akuzuar)./Panorama

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat