Importi i plehrave, Shalsi: Shqipëria nuk kthehet në kazan mbetjesh, janë bërë ndryshime në projektligj

Shqipëria

Importi i plehrave, Shalsi: Shqipëria nuk kthehet në kazan mbetjesh, janë bërë ndryshime në projektligj

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 18:19
Eduard Shalsi

Shoqëria civile sot organizoi një protestë kundër importimit të plehrave në vendin tonë, por për deputetin nismëtar Eduard Shalsi projektligji në fjalë rikthen të drejtën e importit të mbetjeve jo të rrezikshme në vend.

Ai thotë se asnjë mbetje nuk do të digjet në Shqipëri dhe se vendi ynë nuk do të kthehet në “kazan mbetjesh”.

“T’i japim oksigjen industrisë së riciklimit. Të mos e lëmë industrinë ricikluese të vdesë. Duhet leje e posaçme për përpunimin e mbetjeve. Jo mbetjeve, pro lëndëve të para drusore…Nuk do importohet asnjë mbetje për djegie në Shqipëri. Shqipëria nuk do të kthehet në “kazan mbetjesh”. 70-80% e mbetjeve do të eksportohen vetëm 1-2 dogana për imortin e mbetjeve”, ka thënë Shalsi.

Deputeti socialist Eduart Shalsi, një ndër nismëtarët e projektligji nuk sqaroi në detaje  ndryshimet e pësuara, por tha se drafti përfundimtarë reflekton qëndrimet e ambientalistëve dhe grupeve të interesit.

“Ka pasur ndryshime të shëndetshme të cilat janë marrë në konsideratë. Sot grupi ka një draft që pasqyron të gjitha shqetësimet që kanë pasur jo vetëm anëtarë të grupit parlamentarë, por edhe deputetë të tjerë apo ambientalistë”, tha ai.

Deputeti Shalsi nuk sqaroi nëse drafti përfundimtar do të vijojë diskutimet në komisionet parlamentare por ftoi opinionin publik që diskutimet ti ndjekë në seancën parlamentare ditën e enjte ku pritet miratimi i këtij projektligji.

Drafti  i tre deputetëve të mazhorancës për menaxhimin e integruar të mbetjeve, rikthen në diskutimin importin e plehrave; ligji i cili u miratua nga demokratët në 2011 dhe u shfuqizua i pari në shtator të 2013 kur kryeministri Rama mori detyrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat