Garës për kreun e LSI-së i bashkohet edhe një tjetër emër. Deputeti Përparim Spahiu ka njoftuar sot se do të kandidojë për kryetar të LSI-së.
“Vendosa sot të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdojmë më kështu, shumë gjëra duhet t’i ndryshojmë në bashkëqeverisje”, ka shkruar Spahiu në “Tuiter”.
Lëvizja Socialiste për Integrim mban në nëntor zgjedhjet për kryetarin e ri. Deri tani në garë janë kreu aktual, Ilir Meta, dhe Shezai Rrokaj.