Bushati dhe Hahn flasin për ecurinë e proceseve integruese

Shqipëria

Bushati dhe Hahn flasin për ecurinë e proceseve integruese

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 20:47
Ditmir Bushati dhe Johannes Hahn

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka zhvilluar sot një takim me Komisionerin e BE, Johannes Hahn.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Bushati shkruan: “Me iniciativë të homologut austriak Kurtz, zhvilluam takimin e ministrave të Jashtëm të rajonit me Komisionerin Hahn. Diskutuam mbi perforcimin e bashkëpunimit rajonal, ecurinë e proceseve integruese, realizimin e projekteve të dakordësuara në kuadër të procesit të Berlinit dhe rolin e rajonit në sigurinë e kontinetit. #UNGA71”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat