Meta: Standardet zgjedhore, përgjegjësi e të gjithëve

Shqipëria

Meta: Standardet zgjedhore, përgjegjësi e të gjithëve

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 17:44
Ilir Meta

Ka nisur në Tiranë konferenca e 25 e Shoqatës së trupave zgjedhorë europianë, ku po marrin pjesë zyrtarë vendas e të huaj.

Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka vlerësuar se, Shqipëria ka bërë hapa përpara në respektimin e standardeve zgjedhore, por mbetet ende shumë për t’u bërë.

“Përgjegjësia për standardet është e të gjithëve ne”, ka thënë Meta, sipas të cilit, “procesi zgjedhor duhet të reflektojë transparencë dhe siguri”.

Në këtë drejtim, Meta ka vlerësuar se, “OSBE-ODIHR ka luajtur një rol të rëndësishëm me rekomandimet që i ka dhënë Shqipërisë”.

“Dhe ne i kemi kërkuar që të ofrojë ndihmë edhe për zbatimin e rekomandimeve”, ka shtuar kreu i Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat