Nishani i dorëzon Ban Ki-moon instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën

Shqipëria

Nishani i dorëzon Ban Ki-moon instrumentin e ratifikimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 09:18
Bujar Nishani, Ban Ki-moon

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mori pjesë në ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën,

Ai i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm, krahas shumë krerëve të tjerë të shteteve, instrumentin e ratifikimit të kësaj marrëveshje nga Shqipëria. 

Kjo marrëveshje ka si objektiv luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe rakordimin e veprimeve dhe investimeve drejt një të ardhme me karbon të ulët, të qëndrueshme dhe përmirësim të aftësive ripërtëritëse.

Marrëveshja u nënshkrua nga pala shqiptare, në Nju Jork dhe u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më 14 korrik 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat