Protestë kundër mbetjeve të reciklueshme

Shqipëria

Protestë kundër mbetjeve të reciklueshme

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 11:01
Protesta

Ka nisur përpara Parlamentit në Shqipëri, protesta kundër importit të mbetjeve të riciklueshme.

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi para dy ditësh ligjin për lejimin e importit të mbetjeve të riciklueshme në vend, me vota nga të dyja palët, megjithëse disa deputetë të opozitës abstenuan.

Nismëtari i ligjit, Eduart Shalsi tha se janë bërë ndryshime të rëndësishme nga propozimi fillestar.

Kryesori është përcaktimi i qartë që mbetjet nuk do të përdoren për djegie. Do të ketë një listë të gjelbër që nuk përfshin mbetjet organike.

Sipas Shalsit, tashmë Shqipëria i ka kapacitet e duhura të kontrollit dhe do të përcaktohen vetëm 2-3 pika doganore për futjen e lëndëve të para për riciklim.

“Në Shqipëri importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit”, tha Shalsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat