Holanda: Nuk do japim më 200 euro për person për emigrantët shqiptarë

Shqipëria

Holanda: Nuk do japim më 200 euro për person për emigrantët shqiptarë

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 19:23
ilustrim

Shqiptarët që nuk marrin azil në Holandë nuk do të marrin më pagesën prej 200 eurosh për të rritur dhe 40 euro për fëmijë.

Klaas Dijkhoff, ministër i Siguriusë, tha se do të heqin pagesën me efekt të menjëhershëm.

“Shqipëria është një vend i sigurt. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk ka kuptim të kërkojnë azil këtu”.

Ai thotë se qindra shqiptarë kërkojnë për azil në Holandë, duke e ditur se do refuzohen.

Por procedura e pritjes zgjat tetë muaj dhe gjatë kësaj kohe ata marrin këtë pagesë nga qeveria holandeze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat