Maxhoranca lejon importin e plehrave, ja deputetët që votuan pro dhe kundër

Shqipëria

Maxhoranca lejon importin e plehrave, ja deputetët që votuan pro dhe kundër

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 08:43
Kuvendi i Shqipërisë

Maxhoranca arriti të miratojë me 63 vota pro, 26 kundër dhe 4 abstenim projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Pas 10 orë debatesh dhe kundërshtimesh mes deputetëve të maxhorancës e opozitës, Grupi Parlamentar i PS-së me mbështetjen edhe të deputetëve të LSI-së arritën të kalojnë këtë ligj. Një grup deputetësh i Grupit Parlamentar të PS-së, ndonëse ishin në sallë, nuk morën pjesë në votim. Ndërkohë që deputetet Luljeta Arapi e Klodiana Spahiu vendosën të votojnë kundër vendimit të Grupit të PS-së, duke abstenuar për ligjin e menaxhimit të mbetjeve të integruara. Abstenim për këtë ligj votoi edhe deputeti e kandidati për kreun e LSI-së, Përparim Spahiu.

Por ligji, sipas "Panorames" ndonëse u deklarua se do të votohej kundër nga Grupi Parlamentar i PD-së, u abstenua nga deputeti Genc Pollo. Sa u takon aleatëve të maxhorancës, Kryeministrit Rama i mungoi aleati i tij në qeverisje, Ilir Meta. Në votimin për ligjin e mbetjeve të integruara mungoi edhe i gjithë Grupi Parlamentar i PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat