Kuvendi nis procedurat për zgjedhjen e Komisionerit të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Shqipëria

Kuvendi nis procedurat për zgjedhjen e Komisionerit të ri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 09:20
Ilustrim

Pas nisjes së procedurave për zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së dhe të Avokatit të ri të Popullit, Kuvendi i Shqipërisë ka nisur procedurat për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Përmes një njoftimit zyrtar, Kuvendi shpall vendin vakant dhe kriteret që duhet të përmbushin kandidatët që do të garojnë për këtë post.

Sipas ligjit “Për mbrojtjen nga Diskriminimi kriteret ligjore për t’u zgjedhur Komisioner bazuar në nenin 24 të ligjit janë:
a) të ketë cilësi të larta morale e veprimtari të shquar në komunitet;
b) të ketë një diplomë universitare;
c) të ketë njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe të ligjit;
ç) të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
d) të mos jetë deputet në legjislaturën e Kuvendit që bën propozimin ose zgjedhjen e tij.
Një tjetër detyrim per kandidatet që do te aplikojne për këte post është dhe plotësimi i formularit të vetëdeklarimit, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Aktualisht, postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi e mban Irma Baraku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat