Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 07:24
Ilustrim

Deri në mesditë vendi ynë do të karakterizohet nga moti i kthjellët në pjesën më të madhe të tij, përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë edhe vranësira të shpeshta.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta në zonat malore përgjatë kufirit lindor duke lënë me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare bregdetin dhe zonat e ulëta.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat