Sot në Kuvend marrëveshja me Italinë për faljen e borxhit

Shqipëria

Sot në Kuvend marrëveshja me Italinë për faljen e borxhit

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 09:21
Kuvendi i Shqipërisë

Ratifikimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, që zyrtarizon konvertimin e borxhit për zhvillim, është një nga dy projektligjet e përfshira për diskutim në séanceën e radhës së Kuvendit. Marrëveshja me palën italiane parashikon mospagimin e detyrimeve që pala shqiptare i ka vendit fqinj kundrejt borxhit të huazuar nga ky i fundit, deri në shumën 20 milionë euro.

Krahas kesaj marreveshje, rendi i ditës i parlamentit parashikon dhe diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin ”Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”.
Por, debatet në séanceë e sotme pritet të dominohen nga temat e nxehta të aktualitetit, si cështja e importit të mbetjeve, trafiku i drogës, pranimet në shkollat e larta, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat