Rama-Tabakut: Në Shkodër nuk mund të ketë investime pa projekte serioze

Shqipëria

Rama-Tabakut: Në Shkodër nuk mund të ketë investime pa projekte serioze

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 13:02
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori fjalën në seancën e sotme parlamentare, për t’u përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me ekonominë e vendit.

Duke iu referuar deputetes së PD-së, Jorida Tabaku, Rama tha: “E dëgjoj me kuriozitet recitimin e zonjës parafolëse dhe më mahnit aftësia për të folur kot, serioziteti që zonja përgatitet për të folur kot dhe më mahnit këmbëngulja në këtë mision të pamundur kotësie, i referohet forumit ekonomik botëror që është larg të qeni i influencueshëm nga ne dhe flet kot”.

Sipas kreut të qeverisë, forumi nxjerr një raport ku vlerëson Shqipërinë duke renditur 13 vende më lart se një vit më parë. “Dëgjova zonjën, kishte bërë një llogari bashkitë e djathta, bashkitë e majta, nuk di ku e fut Shkodrën po di që investimet e programit tonë në Shkodër janë më shumë se në gjithë vendin. Ka një llogari, se bashkia e Shkodrës nuk është kryetarja e bashkisë e as buxheti që menaxhon ajo, por e qytetarëve dhe nëse në Shkodër kemi investuar stadiumin, muzeun e Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë para që i shkojnë Shkodrës, ama e kam thënë dhe e përsëris nëse kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe bashkia nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze dhe ti përgjigjen me standarde kërkesave të programit të rilindjes urbane, më vjen keq por nuk i mbështesim dot”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat