Shkelja e privatësisë - Dervishi: Shkelet etika në media, jo të dhëna për të miturit

Shqipëria

Shkelja e privatësisë - Dervishi: Shkelet etika në media, jo të dhëna për të miturit

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 20:07
ilustrim

Komisioni për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kërkon nga media respektimin e etikës në publikimin e informacioneve për të mos publikuar të informacioni apo detaje të miturve si viktima të abuzimit. Ky shqetësimi është ngritur edhe nga Bashkimi Europian përmes progres-raporteve dhe në vendin tonë po shënohen ankesat e para për shkelje të privatësisë. Komisioneri, Besnik Dervishi, kërkon të bëhet kujdes edhe për çështjet që janë nën hetim, ku detajet e publikuara për persona të përfshirë në këto ngjarje nuk e ndihmojnë këtë proçes.

 Në zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale kanë mbërritur disa ankesa nga individë dhe ogranizata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve për shkelje të privatësisë përmes publikimit të të dhënave për të miturit si viktima të dhunës dhe abuzimit.

Komisioneri,Besnik Dervishi, tha se ky shqetësimi është ngritur dhe nga BE, në progres raportet e fundit për Shqipërinë.

Dervishi: Në zyrën e Komisionerit kanë ardhur ankesa, nuk janë të shumta por kanë ardhur ankesa të cilat janë trajtuar dhe Komisioneri ka dalë me vendimarrjen e duhur. Duhet thënë nga ana tjetër se edhe mediat, është konstatuar një bashkëpunim i plotë dhe në raste të urdhërimit të Komisionerit për heqjen ose fshirjen e të dhënave që dëmtojnë të miturit ose çdo individ tjetër është vepruar menjëherë. Ku ka vënë dhe theksin progres-raporti i BE, në rastin e shtresave në nevojë dhe të të miturve.

Të dhënat kanë dalë në media edhe për çështjet që janë në hetim, apo për personat e ndaluar nga policia. A përbën kjo shkelje të privatësisë?

Dervishi: Kjo rregullohet rast pas rasti dhe në raport me interesin e lartë publik.

Komisioneri i të Dhënave Personale thotë se ka ndjekur çdo ankesë të raportuar, por kërkon edhe vullnetin e medias në respektimin e privatësisë sidomos ndaj grupeve vulnerabël, problematikat e të cilëve janë më të ndjeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat