Rama: Nuk do t’i kërkoj falje Berishës. Plehrat nuk importohen në Shqipëri

Shqipëria

Rama: Nuk do t’i kërkoj falje Berishës. Plehrat nuk importohen në Shqipëri

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 22:22
Rama

Kryeministri Rama është i ftuari i mbrëmjes përballë gazetarit Blendi Fevziu në “Opinion”.

Pyetja e parë që i është drejtuar kryeministrit të vendit ka qenë ajo mbi vendimin më të fundit të qeverisë që anulloi një vendim të mëparshëm të qeverisë për importin e mbetjeve nga jashtë, duke e legjitimuar këtë import dhe sjellë reagimin e qytetarëve.

Fevziu: Në tre vite nga plehra u bënë mbetje. Keni bërë këtë deklaratë në vitin 2013, ku thoni ndalimi i importimit të mbetjeve nga jashtë ishte një zotim, Ka një ndryshim kryekëput nga deklarata e tre viteve më parë, ndërsa sot i keni hapur rrugën importit të mbetjeve. Cfarë ka ndodhur, ju bëri të shkelni një zotim dhe të shpërfillni një zotim?

Shpresoj që të mos më ndërprisni.

Fevziu: Ju ndërpres nëse beni propagnadë.

Do ju them shumë shkurt, të gjithë gjërat që kam thënë në atë perriudhë për atë çështje, nuk i lëviz, i them prapë. Shqipëria nuk mund të importojë plehra. Po behët e qartë për të gjithë ata që proganda kërkon të luajë me emocionet e tyre, që plehra janë mbetje, të cilat nuk mund të ripërdoren më, për këtë arsye digjen ose groposen. Në ligjin e ri nuk është ligji i shkuar, por që është e ndryshme, ne kemi ndaluar çdo formë importi plehra për arsye djegie apo importi. Ndalohen në të gjitha rastet mbetjet e rrezikshme ne kemi ndaluar në vitin 2013, çdo formë importi duke bllokuar edhe mbetjet e riciklueshme. Jemi të vetëdijshëm që në këtë aspekt po bënim diçka për një periudhë kohe do të shkaktonte probleme për indrustrinë, por që edhe duhet të përgastinim një plan të caktuar dhe të bënim të mundur hapjen e rrugës për lëndën e parë për industrinë..

Fevziu: Do t’i kërkoni kryeministrit të mëparshëm falje?

Unë nuk do t’i kërkoj falje kryeministrit të mëparshëmë. Plehrat nuk importohen në Republikën e Shqipërisë…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat