Investimi - Rivitalizmi i pazarit të ri, Veliaj: Projekt ikonë, hapësira për qytetarët

Shqipëria

Investimi - Rivitalizmi i pazarit të ri, Veliaj: Projekt ikonë, hapësira për qytetarët

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 23:59
Veliaj

Kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, inspektuan punimet për rivitalizimin e Pazarit të ri. Veliaj tha se e cilësoi ndërhyrjen një projekt ikonë që do të të krijojë hapësira jo vetëm për tregti, por edhe për qytetarët. Ndërsa Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, e vlerësoi projektin ambicioz që duhet të fillojë të transformojë gjithë qytetarin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, kan parë nga afër  punimet që po kryhen për realizimin e projektit të Pazarit të Ri, i cili synon rijetëzimin e gjithë zonës përreth.

Teksa vlerësoi ecurinë e punimeve, Veliaj  theksoi se ky projekt do t’i japë Tiranës një tjetër hapësirë të denjë, si për ata që do bëjnë tregti, ashtu edhe për qytetarët

Veliaj: Deri në pranverë do të kemi mbaruar fasadat për të krijuar një model se çfarë do të jetë Tirana e së ardhmes, një hapësirë komunitare, ku edhe pse jemi shumë veta na duhet ta ndajmë atë territor bashkë, një hapësirë ku kujdesemi sepse çdo kujdes ndaj pronës publike është në thelb një rritje e vlerës së pronës private.

Kryebashkiaku Veliaj  bëri të ditur se sëbashku me Fondin Amerikano-Shqiptar po punohet për të zbatuar në këtë pazar edhe një mënyrë të re menaxhimi, e njohur edhe në vendet e tjera të botës.

Veliaj: Ideja është që të gjithë ata që do të punojnë, investojnë, do të shesin dhe do të blejnë, që do të banojnë këtu, do të jenë gjithashtu edhe bashkëaksionerë të administrimit. Pra do të kemi një administrim të përbashkët, si një zonë e zhvillimit të biznesit për të ofruar një model të ri se si investimi ka jetë të gjatë falë një menaxhimi korrekt. Jemi duke parë me Fondin Amerikan disa koncepte menaxhimi, një treg të ngjashëm në Londër, disa tregje në vende të tjera, po marrim elementet më të mira, sigurisht duke i përshtatur në kostumin e një mentaliteti shqiptar të operimit në hapësirën publike.

Drejtori i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, theksoi se ky është një projekt dhe një shembull jashtëzakonisht i mirë për të treguar se si puna në ekip mund të përmirësojë jetën e qytetit dhe qytetarëve.

Granoff: Siç e shihni, ky është një projekt mjaft ambicioz, që ka mundësinë të transformojë, jo vetëm këtë zonë, por të fillojë gjithashtu transformimin e gjithë qytetit të Tiranës. Është një projekt goxha i madh, që askush nga ne nuk mund ta bënte vetëm dhe shembulli më i mirë që jep ky projekt është bashkëpunimi dhe partneriteti i krijuar midis Bashkisë, ekipit tonë dhe midis qeverisë qendrore, për të arritur një  përfundim dhe një rezultat sa më të mirë. Ky nuk është vetëm një projekt publik, është një projekt i një partneriteti publik dhe privat. Ideja është që të gjithë personat që jetojnë dhe punojnë këtu do të jenë pronarë të kësaj hapësire.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se tregu i fruta-perimeve dhe markata e mishit dhe peshkut në Pazarin e Ri, do të përfundojnë  brenda vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat