Vlorë dhe Elbasan - Shëndeti mendor, ekspertët: Parësor roli i familjes për të sëmurin

Shqipëria

Vlorë dhe Elbasan - Shëndeti mendor, ekspertët: Parësor roli i familjes për të sëmurin

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 17:53
Ilustrim

Në ditën botërore të shëndetit mendor, ekspertët nuk harrojnë të theksojnë rolin e pazëvendësuseshëm të familjes, apo komunitetit, për normalizimin e çrregullimeve. Në Vlorë dhe në Elbasan mjekët dhe stafi i spitaleve respektive psikiatrike, u përkujdesën për një ditë ndryshe për të sëmurët me probleme të shëndetit mendor.

Familja por edhe komuniteti janë parësorë për ekuilibrin mendor të një personi.

Në ditën botërore të shëndetit mendor, ekspertët në spitalin psikiatrik të Vlorës pohojnë se nuk duhen fajësuar vetëm institucionet shtetërore për rastet e kriminalitetit nga persona me probleme mendore.  Sipas mjekut Kujtim Llapi janë një sërë faktorësh që ndikojnë në personalitetin e një individi, por kushdo që ka mundësinë të konstatojë rrezikshëmrinë e tij, duhet të lajmërojë organet kompetente.

Në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ku cdo vit trajtohen të paktën 400 pacientë, psikologët këshillojnë që familja të japë përkujdesjen maksimale për personat me probleme të shëndetit mendor.

Sipas statistikave zyrtare, 1 në 4 persona në të gjithë vendin, kanë shfaqur të paktën njëherë çrregullime të shëndetit mendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat