Presidenti Bujar Nishani ka gati dekretin për ligjin e plehrave. Burime nga presidenca bëjnë të ditur për mediat shqiptare se Nishani do të shprehet brenda një kohe shumë të shkurtër në lidhje me këtë çështje.
Ligji për lejimin e importit të mbetjeve u miratua më 22 shtator nga Kuvendi, dhe për të cilin pati reagime të forta nga qytetarët, shoqëria civile dhe opozita.
Ndërkohë kreu i Shtetit më herët ka hedhur poshtë mundësinë që ligji të kalojë dhe të hyjë në fuqi, pa u shprehur ai.