Rama: LSI nuk u trembet intrigave të kazanit

Shqipëria

Rama: LSI nuk u trembet intrigave të kazanit

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 11:23
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Luan Rama

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Luan Rama, ka mbledhur strukturat drejtuese të LSI-së në Pukë.

Nga aty, Rama është shprehur se zgjedhjet në parti janë përgatitje për fitore në zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, interesi qytetar është në qendër të investimit të LSI-së.

“Lëvizja Socialiste për Integrim nuk u trembet intrigave të kazanit. LSI është forcë moderne që ofron bashkëpunim për interesat e vendit. Gjithashtu është forcë përcaktuese për reformat europianizuese”, ka thënë Luan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat