Refuzohet për herë të pestë lirimi i Shukri Xhelilit

Shqipëria

Refuzohet për herë të pestë lirimi i Shukri Xhelilit

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 11:29
Shukri Xhelili

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar sërish lirimin e Shukri Xhelilit, ish-kryebashkiakut të Dibrës i kapur në një skandal seksual.

Kjo është hera e 5 që gjykata refuzon lirimin e Xhelilit, i cili ka bërë kërkesa me pretendimin se është i sëmurë nga zemra.

Ndërkaq ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskopmetencë për marrjen e vendimit të lirimit të Shukri Xhelilit.

Seanca ndaj këtij të fundit është bërë me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat