Basha: Ja faktet që Rama mbron trafikantët dhe mashtron për drogën në vend

Shqipëria

Basha: Ja faktet që Rama mbron trafikantët dhe mashtron për drogën në vend

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 10:26
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përmendur disa prej denoncimeve që ka bërë opozita në lidhje me kultivimin e drogës në vend, të cilat edhe pse fillimisht janë mohuar nga Kryeministri Edi Rama, më pas kanë rezultuar të vërteta dhe tashmë janë nën hetim.

“PD denoncoi se në Shqipëri ka hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shengjergj si vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetvrasje, por doli ekzekutim, dhe prokuroria po heton. PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i cojnë për të punuar kanabisin.

Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin. 
Kush thote te verteten per drogen? Ne qe e denoncojme cdo dite me prova dhe fakte, apo Edi Rama qe i fsheh dhe mohon per tu dhene mbrojtje trafikanteve. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, deklaron kryetari i PD Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat