Tërmet i fuqishëm në jug të Shqipërisë, shemben dy shtëpi

Shqipëria

Tërmet i fuqishëm në jug të Shqipërisë, shemben dy shtëpi

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 22:41
ilustrim

(E plotësuar) - Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak në orët e mbrëmjes së të shtunës në jug të vendit, por edhe në Tiranë, njofton Top Channel. 

Epiqendra e tërmetit ka qenë në afërsi të Janinës në Greqi, shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Tërmeti ka qenë me mangnitute 5.3 ballë i shkallës rihter.

Mediat shqiptare në qytetet e jugut konfirmojnë se edhe pse lëkundjet kanë qenë shumë të forta, nuk raportohet për dëme.

Ndërkohë i gjithë veriu i Greqisë në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës ka pasur lëkundje të shpeshta tërmeti, por më i forti ka qenë ai në afërsi të Janinës.

Për pasojë janë shembur dy shtëpi, njëra në fshatin Xhoxhaj dhe tjera në Rabije të Tepelenës. Këto banesa janë të braktisura nga qytetarë të cilët janë larguar jashtë Shqipërisë në emigracion

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, banorët në panik

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak momente më parë në Gjirokastër.

Dridhja e tokës është ndjerë edhe në Tiranë.

Shkalla e tërmetit është 5.5 ballë e shkallës riter. Lëkundjet kanë qenë të forta, çka ka shkaktuar panik tek qytetarët e Gjirokastrës.

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar pak momente më parë në Gjirokastër. Dridhja e tokës është ndjerë në Sarandë, Vlorë si dhe në Tiranë.

Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Lushnjë, Korçë si dhe në Pogradec. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat